+383 43 888 628 info@virtus-auto.com

e Hënë - e Shtunë: 09:00 - 18:00

e Dielë: Mbyllur

 

Service centers

Kushtet e përdorimit

Kushtet e përdorimit

Kushtet e Përdorimit rregullojnë menyrën e administrimit të faqes se internetit qe ofrohet nga VIRTUS AUTO LLC e cila është përgjegjëse për përmbajtjen e faqes se saj të internetit dhe cilëndo produkti dhe shërbimi të ofruara nëpërmjet kësaj faqje internet.

Të drejtat e pronësisë

Të gjitha përmbajtjet në faqen e internetit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në të gjitha tekstet, imazhet, markat tregtare, logot, grafikat, janë pronë ekskluzive e VIRTUS AUTO LLC ose entiteteve të tjerë të grupit VIRTUS INVESCO PARTNERS LLC. Çdo përdorues në këtë faqe interneti mund të ngarkojë ose të shtypë të dhëna individuale me kusht që të mos shkelë kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Ligjin për Marka Tregëtare dhe ligjeve të tjera të aplikueshme. Riprodhimi, transmetimi, modifikimi ose përdorimi për ndonjë qëllim publik ose tregtar në këtë faqe është i ndaluar pa lejen paraprake me shkrim të VIRTUS AUTO LLC.

Të gjithë emrat, logot dhe markat tregtare të VIRTUS AUTO LLC ose ndonjë personi tjetër të grupit VIRTUS INVESCO PARTNERS LLC të postuar në këtë faqe internet nuk mund të përdoren ose riprodhohen pa pëlqimin paraprak me shkrim të kompanisë.

Në lidhje me faqe të tjera VIRTUS AUTO LLC nuk mban përgjegjësi për informacionin që përmbajnë këto faqe të cilat reklamohen këtu.

Natyra e përmbajtjes së faqes së internetit

Përmbajtja ose ndonjë pjesë e saj e postuar në këtë faqe interneti nuk është dhe nuk mund të shihet, perceptohet dhe / ose interpretohet si një shpallje, ofertë, ftesë ose ndonjë lloj tjetër oferte tregtare. E njëjta gjë nuk mund të interpretohet si një këshillë ligjore ose një propozim për një marrëveshje të caktuar. Duke pasur parasysh legjislacionin në fuqi dhe parametrat specifikë të transaksionit, është e mundur që një transaksion i veçantë të ndryshojë tërësisht ose në kushte të caktuara nga karakteristikat dhe kushtet e publikuara në këtë faqe interneti.

Përgjegjësitë

VIRTUS AUTO LLC mban informacion të azhurnuar në faqen e internetit, gjë që nuk përjashton mundësinë e boshllëqeve për arsye objektive. VIRTUS AUTO LLC nuk është përgjegjëse për pasojat, përfshirë çdo dëmtim të shkaktuar ose në ndonjë mënyrë të lidhur me qasjen ose përdorimin e kësaj faqe interneti.

Të gjitha përmbajtjet në faqen e internetit paraqiten në një format që mund të ndryshojë pa njoftim paraprak. Ky informacion sigurohet në përputhje me ligjin në fuqi pa asnjë garanci për përshtatshmërinë e tij për një qëllim të caktuar, integritetin dhe sigurinë e viruseve kompjuterike ose kërcënimeve të tjera. VIRTUS AUTO LLC nuk është përgjegjëse për vëllimin, saktësinë dhe plotësinë e informacionit.

Përdorimi i përmbajtjes në faqen e internetit bie në rrezik te përdoruesit, duke iu nënshtruar kufizimeve në favor të zotëruesit të së drejtës së autorit. Përdoruesi është përgjegjës për perceptimin dhe interpretimin e saktësisë, plotësisë dhe dobisë së informacionit që gjendet në faqen e internetit. VIRTUS AUTO LLC nuk garanton qasje të pandërprerë në këtë faqe interneti.

Lidhjet me faqet e tjera të Internetit

Faqja e internetit mund të përmbajë lidhje me faqet e internetit të tjera të cilat nuk janë të kontrolluara nga VIRTUS AUTO LLC dhe përmbajnë materiale të prodhuara nga palë të treta të pavarura. Pronarët e ndonjë faqeje të tillë të lidhur nuk kanë domosdoshmërisht ndonjë marrëdhënie, tregtare ose tjetër, me VIRTUS AUTO LLC. Ekzistenca e një lidhjeje nga faqja e internetit në ndonjë faqe të palës së tretë nuk përbën një rekomandim ose miratimin nga VIRTUS AUTO LLC të një faqeje të tillë përmbajtjes se saj apo ofruesi. Çdo opinion apo rekomandim i shprehur në faqet e internetit të palëve të treta është i vet ofruesit përkatës dhe nuk janë mendimet apo rekomandimet e VIRTUS AUTO LLC. VIRTUS AUTO LLC nuk pranon asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e dhënë në ndonjë faqe interneti që mund të arrihet nëpërmjet lidhjeve në faqen e internetit.

Vlefshmëria e pjesshme

Nëse në çdo kohë ndonjë dispozitë e këtyre Kushteve të Përdorimit është ose bëhet e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme, kjo nuk do të ndikojë ose pengojë ligjshmërinë, vlefshmërinë ose zbatimin e ndonjë dispozite tjetër të Termave të Përdorimit.

Plotësimi dhe ndryshimi i Kushteve të Përdorimit

VIRTUS AUTO LLC mund të ndryshojë ose të plotësojë këto Kushte të Përdorimit në çdo kohë. Çdo ndryshim i këtyre Kushteve të Përdorimit do të publikohet në faqen e internetit dhe Klienti do të konsiderohet se ka pranuar një ndryshim apo plotësim të tillë nëse vazhdon të hyjë ose të përdorë faqen e internetit.

Publikuar më 25.03.2022.